Qershor 2018 1.99
Ajkune Ahmetaj, një emër suksesi

Femër e zonja, që ia ka dalë suksesshëm ta kthejë në perandori suksesi biznesin e saj. Ajkune Ahmetaj është stiliste e flokëve, ndër më të njohurat. “Coiffeur Ajkune” është shndërruar në vendin më të preferuar të femrave që duan të duken bukur. Ajkuna nuk është ndalur asnjëherë në rrugën drejt avancimit profesional. Ajo ka bërë një master klasë te Mounir, që është njëri ndër stilistët e flokëve më të njohur në botë. Para tre vitesh ka sjell koleksionin “extentions” (shtojca flokësh) dhe aktualisht është e vetmja shqiptare që ka linjen “extentions” me emrin e saj. Më shumë në këtë numër të Revistës Kosovarja.

FAJI JETIM

“Një komb ose organizatë që krijohet në gjirin e tij për qëllime të nalta kombëtare, nuk mund eci përpara pa pas një disiplinë të fortë... Edhe kombi duhet të ketë ndjenjën e sakrificës. Secili duhet të vejë sipër interesin e përgjithshëm. Popullit i duhet kulturë evropiane, por nuk duhet harruar kujtimi dhe mbajtja e kulturës kombëtare. Kultura kombëtare është karakteristikë e një populli, ajo e ngre nalt atë, tue i dhanë rëndësinë e meritueshme... Më shumë në këtë numër të Revistës Kosovarja.

Njeriu që ndali rrahjet, therjet, vrasjet...

Sistemi i arsimimit në shkollat shqipe të Kosovës për një dekadë, në kohën e masave të dhunshme të Serbisë, kishte më pak huliganizëm në shkolla sesa që ka sot. Kishte edhe më pak vrasje ndërmjet nxënësve, kishte edhe më pak therje me thika. Kështu e cilëson krahasimin e arsimimit shqip në atë kohë me kohën e tanishme Gani Kolovica, i njohur si “gangsteri i Prishtinës”. Më shumë në këtë numër të Revistës Kosovarja.

25 të vrarët e hoxhës së Keqekollës

Dua t’i tregoj Drinit disa kujtime, por ai mendon se kujtimet janë përralla. Ai i do katër zogj në kafaz, për të cilët mendon se bëjnë “fëmijë” përmes vezëve. Motra ka ardhur nga larg, e unë akoma e shoh si dikur, me shami në kokë, madje edhe sytë e saj të përlotur. Më bëhet sikur jemi në natën kur ajo qante pse shkonte nuse, e më përqafonte me lot të ngrohtë. I binin lotët mbi qejzin e saj, e që më duket sikur i shoh gjithë ato që pat qëndisur, sepse ajo e qëndiste shqiponjën bukur, si në flamur... Më shumë në këtë numër të Revistës Kosovarja.

I nxori mbi 500 kufoma nga uji

Ismail Kasumi mbetet zhytësi më produktiv në trojet e Ballkanit e më gjerë. I admiruar në tërë rajonin ballkanas për punën e palodhshme, Ismail Kasumi është i pazëvendësueshëm si zhytës në ujë. Dallon nga zhytësit tjerë, sepse Ismail Kasumi, në vend se të hulumtojë begatitë nënujore që ka natyra e bukur, ai ka fatin të kërkojë dhe nxjerrë kufoma. Madje, ka nxjerrë kufoma të masakruara nga bunarët e thellë në Drenicë dhe ka bërë punë aty ku nuk kanë mundur të zhytet askush. Më shumë në këtë numër të Revistës Kosovarja.

Aty ku më pushon shpirti...

Nuk kisha qenë 8 muaj, e malli m’kishte marrë aq shumë sa s’mund të përshkruhet me fjalë... Dhe, këtë ndjenjë timen e ka shumëkush, e që për shumë arsye u largua nga kjo mrekulli, që vetëm Zoti ka ditur ta krijojë të tillë. Në momentin që u afrova afër shtëpisë u zhgreha në vajë, se në çast m’u kujtua fëmijëria ime e bukur, që e kisha kaluar në ato fusha e shkëmbinj... Më shumë në këtë numër të Revistës Kosovarja.

Këngët e tij kurrë nuk i mbuloi pluhuri i harresës

Këngëtari i lindur më 1955, në Prizren, Agim Tejeci, shkollimin e kreu në Prizren, ndërsa Fakultetin Juridik në Prishtinë. Krahas punës jurist ai kurrë nuk iu nda muzikës... Më shumë në këtë numër të Revistës Kosovarja.

Jeta private e aktorëve të “O sa mirë”

Seriali "O sa mirë" është shndërruar në prodhimin televiziv më të shikuar në Kosovë dhe jo vetëm. Ky serial, i zhanrit komedi, ka bërë për vete një publik të gjerë, të cilin e mban të ngërthyer për vite me radhë. Shikueshmëria e serialit u rritë nga episodi në episod dhe, kështu, personazhet e "O sa mirë" u bën shumë të dashur dhe tejet familjar për publikun. Ju i njihni si karaktere, por a e dini si janë në jetën e përditshme? Më shumë në këtë numër të Revistës Kosovarja.

Kush do të donte t’i kishte baballarë këta VIP-a?

Ata janë shembuj të mirë, baballarë të përkushtuar, persona publikë që përçojnë një mesazh pozitiv me mënyrën se si kujdesen për familjen, për fëmijët e tyre. Kush janë? Më shumë në këtë numër të Revistës Kosovarja.

Mentor Haziri: Këngëtarët e mirë kanë mbetur “rezervë”!

Këngëtari i mirënjohur kosovar, Mentor Haziri, njihet si një nga zërat më të fuqishëm. Ai është këngëtar festivalesh, këngëtar i këngëve që nuk mund të këndohen nga kushdo. Më shumë në këtë numër të Revistës Kosovarja.

Brenda dhomës së Ariana Fejzullahut...

Është ndër personazhet e njohur të shou-bizit, ndër femrat më të përfolura, kryesisht për veshje dhe stilin e jetës. Më shumë në këtë numër të Revistës Kosovarja.

Me kë e hanë iftarin Lori?

Lori për revistën tonë ka thënë se prej vitesh është agjëruese dhe këtë muaj e pret me shumë dashuri. "Ndihem shumë mirë, edhe më e gjallëruar. Zakonisht, njerëzit flenë më shumë gjatë Ramazanit, por unë në këtë muaj zgjohem më herët dhe më pëlqen të përgatis vetë vaktin e iftarit". Më shumë në këtë numër të Revistës Kosovarja.