Në Universitetin"Iliria" familjarë e miq kujtuan publicistin Qani Mehmedi në 65-vjetorin e lindjes

Universiteti"Iliria" botoi librin"Kujtimi si ndërgjegje" përgatitur nga prof Qemal Murati me dizajn nga Zeni Ballazhi ku janë përfshirë telegrame urimi nga njerëz të politikës me rastin e ndarjes nga jeta të publicistit, biseda të spikatura të Qani Mehmedit me personalitete të shumta që tregojnë fuqinë e penës së tij, intervista të tjerëve të bëra me Qaniun dhe shkrime të të tjerëve për të përshirë Halil Matoshin, Emin Azemin, Avni Spahiun, Jordan Plevnesh, Salajdin Salihun e Gani Dilin.

Për ti dhënë kuptim këtij libri vajza Besiana bashkë me rektorin z.Mexhait Reçi kishin menduar të ftojnë një numër miqsh e shokësh që do flasin e kujtojnë momente dhe kohë të bukur me të.

Ishin Agim Vinca, Milaim Zeka, Gani Dili, Nuhi Bytyqi, Lekë Musolli, Shaban Arifaj, avokati Ramiz Krasniqi, Smajl Smaka, regjisorët Jeton Ahmetaj e Kastriot Abdyli të cilët evokuan momente gazmore dhe të vecanta me Qaniun.

Universiteti "Iliria" shtroi dhe një koktej rasti duke dëshmuar se është shtëpi e librit,artit,intelektualëve dhe mikpritjes.

Nga një gotë për Qaniun u ngre në këtë takim,ndërkaq djali Mentori kishte përgatitur dhe tortë me mbishkrim"Përjetësisht në zemrat tona" duke dashur kështu të mbetet i freskët kujtimi për babanë e madh Qaniun i cili ashtu siç bashkonte e unifikonte sa ishte në mesin tonë,vazhdon dhe sot të jetë arsye për tu takuar e festuar.

Takimi u përmbyll me kengen"Falemnderit babe"interpretuar nga Besiana Mehmedi me autorësi te Shkodran Tolajt.

/Kosovarja/

Kjo është familja e Edi Furrës
Eni Koçi e nis ditën me këtë fotografi të ëmbël
Kjo maturante mahnitë me fustanin e veçantë